Kulturë

“Fluturojmë me shpirtin tënd”, mbahet koncert kushtuar Nexhmije Pagarushës

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve nga Tirana, do të mbajnë koncert në Prishtinë.

Koncerti do t’i kushtohet ikonës së muzikës shqiptare, Negjmije Pagarushës.

Me moton “Fluturojmë në shpirtin tënd” koncerti do të mbahet me fillim nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Koncerti është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë që Nexhmije Pagarusha ka vdekur më 7 shkurt të vitit 2020. Ajo konsiderohet si “Bilbili i Kosovës”./Shqip.com