Lajme Botë

Fluks i emigrantëve, afër një mijë persona arritën dje në Britani

Gjatë ditë së djeshme afër një mijë emigrantë kanë arritur në Britani nëpërmjet Kanalit.

Siç raporton Skynews, shifra e së shtunës është numri më i madh i mbërritjeve në një ditë të vetme për më shumë se një javë.

Numër më të madhë të emigrantëve ëpr një ditë e mbanë 22 gushti. Atë ditë arritën 1.295 persona në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë këtij viti, afër 40 mijë persona kanë shkuar në Britani nëpërmjet rrugëve ilegale nga Franca.

Moti i ngrohtë ka nxitur këto udhëtime për shkak se emigrantët zgjedhin anije dhe varka të vogla për të arritur në destinacionin e tyre.

Ndërsa qendra e emigrantëve  Manston në Kent supozohet të jetë larg të qenarit e sigurt.

Kryeinspektori i kufijve dhe emigracionit David Neal, tha se kjo qendër nuk drejtohet ashtu siç duhet, duke akuzuar zyrën e brendshme për zvarritje.

Në kohën kur Neal vizitoi këtë qendër, brenda saj ishin 2.800 persona ndërsa ajo është e paraparë për 1000-1600 veta.

NË këtë qendër, emigrantët qëndrojnë në periudha afatshkurtra derisa të përfundon faza e kontrolleve dhe pastaj transferohen në qendrat e ndalimit për emigracion ose strehim azili.

Sipas Sunday Times, Sekretarja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman është akuzuar për mosdhënien e këshillave ligjore duke paralajmëruar se emigrantët po arrestoheshin për periudha të gjata të qëndrimit të paligjshëm.

Një zëdhënëse i Zyrës së Brendshme tha se këto pretendime qenë “krejtësisht të pabaza”.

Ajo shtonte se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendime urgjente për të lehtësuar çështjet në Manston dhe për të siguruar strehim alternativ. Pretendimet se këshillat u injoruan qëllimisht janë krejtësisht të pabaza.

Ministri i kabinetit Michael Gove tha se situata në Manston është e ndërlikuar por ai mohoi se sekretarja e brendshëm shpërfilli apo hodhi poshtë këshillat ligjore.

“Gjendja në Manston nuk është ajo që duhet të jetë. Gjithkush e pranon këtë. Kemi më shumë se 2,000 vetë atje për momentin”, tha Gove.

Ndërsa, Liberal Demokratët i kanë bërë thirrje qeverisë të botojë këshillat ligjore që thuhet se nuk janë marrë parasysh nga  Braverman

/Shqip.com