Rozë

Florjana e përputhen: “Nuk e kam pasur fëmijërinë si gjithë të tjerët”

Konkurrentja e emisonit të përputhen rrëfen histori nga fëmijëria e saj.

Florjana, njëra ndër konkurrentët në njërën episodë të përputhen ka treguar për kohën kur ishte fëmijë.

“Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë”, ka theksuar ajo.

Florjana tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllain, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe.

“Nuk e kam pasur fëmijërinë si gjithë të tjerët që kanë dalë, kanë luajtur. E kam pasur fëmijërinë me motrën e vëllain në shtëpi duke i mësuar, edukuar”

“Ka qenë fëmijëri e vështirë sepse kisha një përgjegjësi shumë të madhe dhe edukata e tyre varej nga unë. Gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën për ta. Edhe pse kam kaluar fëmijërinë kështu më vjen mirë sepse jam bërë e fortë dhe ata janë rritur shumë mirë”, ka treguar ajo.

Florjana po vazhdon njohjen e saj me Brunon ende në emision.