Florian Marku nënshkruan kontratë me “BOXXER”

Florian Marku ka bërë edhe një hap të madh në karrierë.
“Mbreti shqiptar” ka nënshkruar një marrëveshje të re afatgjate – promovuese me “BOXXER”.
Tashmë – të gjitha ndeshjet e tij do të transmetohen në “Sky Sports”.
Pas nënshkroi këtë varrëveshje, ai tha se “jam i kënaqur që nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjate me BOXXER.
Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan: luftimet më të mira në platformën më të madhe – dhe në Sky Sports e kemi atë. Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën”
Ndërsa, Ben Shalom, shef ekezekutiv dhe hhemelues i BOXXER, u shpreh se “ne kemi pasur një shoqëri të gjatë dhe të suksesshme me Florianin pasi ai ishte një nga boksierët e parë me të cilin u përfshimë.
Ai u shfaq në shfaqjet tona të hershme të turneut, të cilat panë që popullariteti dhe reputacioni i tij të rriteshin nga forca në fuqi. “Ne jemi të kënaqur që tani nënshkruajmë këtë marrëveshje afatgjate”.
Ndeshjen e fundit – Marku e zhvilloi me 21 nëntor kundër Jorick Luisetto, ndaj të cilit doli fitues dhe e mbrojti titullin e kampionit të botës – në verisionin IBF. /Shqip.com