Florian Marku kalon me sukses matjet në herën e dytë, lufton nesër për titullin e madh

Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë se mezi pret të boksojë nesër, ku do të kërkojë titullin e parë.
Kjo pasi që në matjet zyrtare para takimit, ka dalë që Marku nuk e ka pasur peshën e lejuar pasi ka peshuar gati dy kilogramë më tepër, shkruan Shqip.com.
Mirëpo, Marku përmes një postimi në Faceboook ka treguar se ky meç do të zhvillohet.
2 HOURS TO LOSE 4 OUNCES! ⚖️
Florian Marku Misses Weight And Will Return To The Scales In The Next 2 Hours 👊#boxing 🥊 #ProdanMarku #JoshuaUsyk pic.twitter.com/f0ruuNa7yd
— Eat Sleep Boxing Repeat (@ESBRBoxing) September 24, 2021
“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet. Veç Zoti e di sa kam punuar për këto dit. Nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua në Box”, ka shkruar Marku.
Takimi i tij dhe Maxim Prodam është i paraparë të zhvillohet në “London Stadium” në praninë e gati 70-mijë tifoëzëve, kryendeshja e natës do të jetë ajo e Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk./Shqip.com