Flokët e kësaj vere s’do t’ju lodhin fare
Publikuar:
(27.04.2022 10:31:57)

Tani që vjen vera, pavarësisht dashurisë që kemi për pjastrën, është e pamundur që krehja të qëndrojë siç duam ne.
Nga ana tjetër, jo gjithmonë jemi në humor për flokë të kapura dhe nëse është kështu e dimë dilemën në të cilën ndodheni.
Çfarë të bëjmë me flokët këtë sezon?

Fatmirësisht, trendi i ri më i famshëm është: “lëri flokët siç i ke”! Stilimi natyral i flokëve të dallgëzuara do t’ju marrë fare pak kohë dhe mund.

