Lajme

Flet futbollisti arab pas lëndimit horror në ndeshjen Argjentinë – Arabi Saudite: Lutuni për mua!

Në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë Saudite, mbeti i lënduar rëndë futbollisti saudit, Yasser Al-Shahrani.

Ky i fundit mori një goditje të rëndë në kokë në fund të ndeshjes nga portieri i tij.

Pas ekzaminimeve të para, u vlerësua se ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni dhe sipas informacioneve të Gulf Today, Princi Mohammad Bin Salman urdhëroi që futbollisti të transferohej me aeroplan privat në një spital në Gjermani, ku do të operohej përfundimisht.

Al-Shahrani është lajmëruar nga shtrati i spitalit: “Doja t’ju siguroja se jam mirë. Ju lutem, lutuni për mua. Gjithashtu dua t’i përgëzoj tifozët e Arabisë Saudite për një fitore të madhe, ju e merituat”, tha Yasser Al-Shahrani.

Mbrojtësi i Arabisë Saudite pësoi një thyerje të nofullës dhe kockave të fytyrës, si dhe kishte edhe gjakderdhje të brendshme.

/Shqip.com