Lajme

Flamuri amerikan vendoset në ndërtesën e Presidencës së Kosovës

Flamuri amerikan vendoset në ndërtesën e Presidencës së Kosovës

Presidenca e Kosovës në shenjë solidarizimi me popullin amerikan në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka vendosur në ndërtesën e saj flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të shtunën janë mbushur 20 vite që nga sulmet terroriste mbi “Kullat Binjake”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2 mijë e 977 njerëz kishin mbetur të vdekur, më 11 shtator 2001.

Sulmet ishin kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore./SHQIP.com