Flaka Hoxha e “rrëmben” medaljen e bronztë

Kosovës i është shtuar edhe një medalje e bronztë në xhudo.
Kësaj radhe, ishte Flaka Hoxha që e ka “rrëmbyer” të bronztën, në Kampionatin Evropian të Xhudos, shkruan Shqip.com.
Në rrugëtimin për te kjo medalje, Hoxha ka shënuar tre fitore dhe një humbje.
Ndërsa, në përballjen direkte për medalje të brozntë, ajo mposhti Hasret Bozkurt nga Tuqia.
Ajo garoi në kategorinë, -57 kilogramë.
Në këtë kampionat, sot garuan edhe Larua Fazliu së bashku me Erza Muminoviq, por të dyjat pësuan humbje qysh në ndeshjen e parë.
I gëzuar për këtë sukses të Flakës është edhe selektori i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka uruar xhudisten për këtë sukeses dhe ka treguar që kjo ishte ndeshja e fundit këtë vit, sa i përket garave zyrtare./Shqip.com