Fituesi i Big Brother Kanada pasi mbështeti Luizin tash është i “fiksuar” pas Shqipërisë
Publikuar:
(20.06.2024 09:27:35)

Fituesi i “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs është bërë një emër i njohur për shqiptarët që pas pjesëmarrjes së Luiz Ejllit në “BBV2”.
Këngëtari shkodran tregoi se kishte ndjekur strategjinë e lojës së Jacobs, duke u shpallur kështu fitues i edicionit të dytë.
Këtë gjë e mori vesh vetë Jacobs dhe përmes disa postimeve në rrjetet e tij sociale ai mbështeti hapur Luizin.
Mirëpo mesa duket pas mbështetjes së këngëtarit shkodran, Jacobs është i fiksuar pas Shqipërisë.
Së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të rezultatit 2-2 të ndeshjes Shqipëri-Kroaci dhe në sfond vendosi flamurin me shqiponjën dykrenare duke treguar se mbështet Shqipërinë.

/Shqip.com