Sport Shqiptar

Fitorja e parë për Prishtinën në Ligën Unike

Kampionia e Ligës Unike te femrat, Prishtina shënoi fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur rivalin, Bashkimin 59:68 (13:15, 19:23, 19:17, 8:13), shkruan Shqip.com.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Ligës Unike.

Për prizrenaset ishte humbja e dytë nga dy ndeshje.

Te Bashkimi më e mira ishte Aulona Muhadri me 19 pikë e 16 kërcime.

Ndryshe, te Prishtina u dalluan Sarab Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime dhe Zërina Shatri me 14 pikë e 11 kërcime.

/Shqip.com