Fitore e shpresës për Interin

Një fitore e shpresës.
Interi ka triumfuar ndaj Veronës, me rezultat të pastër 2-0, për të qëndruar në garë për Scudetto.
Pas 22 minutave lojë, ishte Nicola Barrella që i dha epërsinë vendasve.
Teksa, u asistua nga Ivan Perisis.
Neurazurët nuk u mjaftuan me kaq.
Pas tetë minutave, Edin Dzeko e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Sulmuesi boshnjak e vulosi edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalon, pasi ky ishte goli i 13-të në këtë sezon të Series A.
Asistues edhe në këtë gol ishte Perisic.
Deri në sinjalizimin e fundit të referit kryesor shifrat mbeten të njëjta.
Zikaltërit – tashmë ngriten në vendin e dytë në tabelë, me pikë të njëjta me Napolin – që gjendet një pozitë më poshtë.
Kurse, ka një më pak se Milani që është në krye të tabelës.
Tetë xhirot e fundit – do të jenë përcaktuese për titull. Duket – që përfundimit i këtij kampionti do jetë një dramë në vete./Shqip.com