Sport Ndërkombëtar

Fitojnë Denver e Memphis, zhgënjen Chicago

Denver e Memphis vijojnë të jenë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit edhe pas ndeshjeve të fundit. Nuggets fituan 126-97 ndaj Phoenix, sfidë ku 7 lojtarë të Denver realizuan mbi 10 pikë (Hyland e Jokic nga 21 pikë secili).

Ndërsa Memphis, falë 38 pikëve të Ja Morant, mundi 135-129 San Antonio.

Në Lindje, në krye të renditjes ndodhet ekipi i Boston, që mposhti 125-114 New Orleans. Jaylen Brown me 41 pikë ishte shënuesi më i mirë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e McCollum për mysafirët. Nuk zhgënjen Milwaukee, që mundi 114-105 Atlanta jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Jrue Holiday, me 27 pikë.

Zhgënjeu Chicago, që u mund 100-97 nga Washington, ndeshje ku për vendasit u dallua Kuzma me 21 pikë, ndërsa Detroit triumfoi 135-118 ndaj Minnesota, me Saddiq Bey protagonist, autor i 31 pikëve. New York mundi 119-113 Indiana (Brunson 34 pikë), ndërsa Sacramento mposhti 135-115 Houston (Sabonis 25 pikë e 14 kërcime).

Rezultatet:
Detroit – Minnesota 135-118
Washington – Chicago 100-97
Atlanta – Milwaukee 105-114
Boston – New Orleans 125-114
New York – Indiana 119-113
Memphis – San Antonio 135-129
Denver – Phoenix 126-97
Sacramento – Houston 135-115

/Shqip.com