Rozë

Fitoi dy herë betejën me tumorin, Adriana Matoshi tregon se po përballet me një sëmundje të re

Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë.

Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumorin në kokë dhe ja doli me sukses.

Por, Adriana ka njoftuar se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet t’i lë të gjitha angazhimet për të kryer një operim.

“Lutuni të kthehem mirë”, përfundon ajo.

Postimi i plotë:

Edhe një tjetër… Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu. E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

  • Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
  • Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.
    Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re. Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse. Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë. E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë. Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë! Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, për me u kthy. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. Po shkoj. Ju lutnu unë me u kthy mirë. Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

/Shqip.com