Fisnik Syla zbulon arsyen e ndarjes nga Fjolla Morina

Raporti mes Fisnik Sylës dhe Fjolla Morinës vazhdon të komentohet edhe pas kaq shumë kohësh.
Kjo pasi dyshja që nga ndarja kanë hedhur kunja për njëri-tjetrin.
Këngëtarja e ka thumbuar shumë shpesh në statuse në Instagram, duke e quajtur edhe tradhtarë.
“Nëse ke humbur një tradhtar mos qani sepse ai ka humbur një femër që e do ndërsa ti ke humbur një mashtrues.”, kishte shkruar këngëtarja.

Mirëpo duart kryq nuk ka ndenjur as Fisniku, i cili po ashtu ka hedhur kunja në drejtim të saj.
Madje ai së fundmi ka treguar edhe arsyejen e ndarjes.
Fisniku në një intervistë për “Ftesë në 5” ka thënë: Ata që rrinë me mua e dinë që nuk jam tradhtar, kur jam në një lidhje jam i fokusuar aty. E kemi parë që nuk funksionon më lidhja jonë, ka mbaruar gjithçka.
Ky i fundit tashmë është duke jetuar në Belgjikë./SHQIP.com