Fisnik Syla nuk po e lë “rahat” Fjolla Morinën
Publikuar:
(05.10.2021 20:36:02)
Ka një javë që Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Madje dyshja tanimë nuk ndjekin as njëri-tjetrin në Instagram dhe në media qarkulluan lajme se ata janë ndarë.
Mirëpo, tashmë siç duket kanë filluar të rregullohen raportet në mes dyshes në fjalë.
E gjithë kjo fillojë pas Fjolla ka postuar disa fotografi në Instagram, ku bashkëshorti i saj, Fisnik Syla i ka pëlqyer, ani pse nuk e ndjekin njëri-tjetrin ende.
Theksojmë se ndarja e tyre erdhi menjëherë pas lirimit nga paraburgimi të këngëtares, derisa dyshja kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë 2020.