Fisnik Syla nuk “heq dorë” nga Fjolla Morina
Publikuar:
(21.10.2021 18:38:00)

Ka disa javë që Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Madje dyshja tanimë nuk ndjekin as njëri-tjetrin në Instagram dhe në media qarkulluan lajme se ata janë ndarë.
Mirëpo, siç duket se Syla nuk po heq dorë dot nga këngëtarja. Biznesmeni ka pëlqyer fotografitë e fundit që Fjolla ka sjell para ndjekësve të saj në Instagram.

Theksojmë se ndarja e tyre erdhi menjëherë pas lirimit nga paraburgimi të këngëtares.
Se cila është e vërteta mes raportit të tyre, a janë ndarë apo thjeshtë po bëjnë drama, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim.
Ndryshe, Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020./SHQIP.com
