Finlanda – vendi më i lumtur në botë

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së ‘World Happiness Report’ bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga ‘Gallup World Poll‘.
Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, të gjithë shënojnë shumë mirë duke fomuar top 10-shen.

Masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet, janë: jetëgjatësi e shëndetshme, GDP për kokë banori, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.
Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re që përmbyll 10-shen e parë.

Gjermania (nr. 14), Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) dhe Franca (nr. 20) hynë të gjitha në top 20.
Lista e plotë për vitin 2022:
1. Finlanda
2. Dinmarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Holanda
6. Luksemburgu
7. Suedia
8. Norvegjia
9. Izraeli
10. Zelanda e Re
11. Austria
12. Australia
13. Irlanda
14. Gjermania
15. Kanada
16. ShBA
17. Mbretëria e Bashkuar
18. Çekia
19. Belgjika
20. Franca.
Fakti interesant është se nga top 20 vendet e para, 15 prej tyre janë shtete evropiane, dy nga kontinenti i Amerikës Veriore, dy nga Australia dhe Oqeania, një nga Azia, dhe asnjë nga Afrika dhe Amerika Jugore. /Shqip.com