Finalja e Kupës së Kosovës, policia del me një njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.
Rrugët do të bllokohen të hënën, nga ora 07:00 e mëngjesit.
“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në njoftim.
Nesër nga ora 18:00, luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll Prishtina – Gjilani.
/Shqip.com