“Final Four” i Kupës së Kosovës do të zhvillohet në Ferizaj

“Final Four” i Kupës së Kosovës në hendboll do të mbahet në Ferizaj.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur – nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, në krye me presidentin, Eugen Saraçini.
“Është vendosur që turneu final (Final Four) i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll të organizohet në Ferizaj. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të zhvillohen në palestrën “Bill Clinton” më 14 e 15 prill”, thuhet ndër të tjer në njoftim.
Në gjymëfinale – në konkurencën e meshkujve – do të takohen Besa Famgas – Prishtina dhe Deçani – Kastrioti.
Teksa, në konkurencën e femrave Istogu do takohet me Prishtinën, kurse Vushtria me Ferziajin.
Te meshkujt – në vendin e parë është Besa Famgas, me 22 fitore në po aq ndeshje të fituara – duke mos lënë vend për rastësi.

Ndërsa, te femrat prin Istogu – që po ashtu nuk di për humbje në këtë sezon. /Shqip.com
