Filmi “The Batman” me debutim prej 134 milionë dollarësh

Filmi “The Batman” po vazhdon të mbajë shikueshmëri të lartë nga adhuruesit e filmave.
Filmi mblodhi 134 milionë dollarë në kinematë e Amerikës së Veriut gjatë fundjavës, mbi vlerësimet e së dielës prej 128.5 milionë dollarësh, shkruan Variety.
“The Batman”, është filmi i dytë nga periudha e pandemisë që kapërceu shifrën e 100 milionë dollarëve në një fundjavë të vetme pas “Spider-Man: No Way Home”.
Arsyeja e rritjes prej 4% në numërimin përfundimtar të së hënës është sepse “The Batman” pati një pjesëmarrje më të mirë se sa pritej të dielën, duke sjellë 34.1 milionë dollarë.
Kjo është më shumë sesa arritën të fitonin disa shfaqje të epokës së pandemisë në të gjitha shfaqjet e tyre teatrale.
Filmi tërhoqi 57 milionë dollarë të premten dhe shtoi 43.2 milionë dollarë të tjerë të shtunën.
Ndërkombëtarisht, “The Batman” kapi 124 milionë dollarë nga 74 tregje jashtë shtetit, duke e çuar shifrën e tij globale në 258 milionë dollarë.
Tashmë, “The Batman” me buxhet prej 200 milionë dollarësh po formohet si një fitues komercial për Warner Bros.
Kjo pjesërisht sepse “The Batman” shënon një rikthim në shfaqjet ekskluzive teatrale për Warner Bros.
Me regji të Matt Reeves, PG-13 “The Batman”,zgjat tre orë hedh një vështrim të ashpër në ditët e mëparshme të Bruce Wayne si “detektivi më i madh në botë”.
Në ndjekjen e drejtësisë, kalorësi i errët i ri zbulon korrupsionin në Gotham City ndërsa ndjek vrasësin maniakal të njohur si Riddler (Paul Dano).