Filmi “Sofra e Varrit”, shënon suksesin e radhës në Greqi
Publikuar:
(14.04.2022 14:25:04)

Kinematografia e Kosovës, vazhdon të ketë suksese në botë.
Së fundmi filmi “Sofra e Varrit”, ka shënuar edhe një sukses tjetër.
Filmi i shkurtët artistik me regji të Mirak Zymberaj dhe skenar të Mentor Zymberaj, është selektuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – Indepedent Cinema Film Festival “Art Club Pavlos Paraschakis” në Greqi, në edicionin e X.
Këtë e ka bërë të ditur vetë skenaristi Zymberaj, e që këtë e konsideron si sukses të filmit në në Arenën Ndërkombëtare.