Filmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste
Publikuar:
(30.01.2023 16:09:36)

Filmi me regji të Evi Gjonit, “Sheets”, ka shënuar sukseset e radhës në premierën botërore në Itali.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, filmi është shpërblyer me dy çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë.
Regjisorja Evi Gjoni, gjithashtu është e njohur për filmin “Tëo lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.
Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
/Shqip.com