Kulturë Kino

Filmi shqiptar me distributor ndërkombëtar

Njëra nga revistat më të njohura amerikane “Variety”, së fundmi i dedikoj një artikull filmit shqiptar “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”.

Sipas Variety, filmi i Gentian Koçit do të ketë distributor kompaninë M-Appeal, kompania e shitjeve me seli në Berlin.

I vendosur në Tiranën urbane, filmi ndjek historinë emocionale dhe lidhjen e ngushtë të dy vëllezërve binjakë. Ata janë të shurdhër, gjë që nuk i pengon përditshmërinë e tyre, por pas vizitës te mjeku zbulojnë se do të humbasin edhe shikimin.

Maren Kroymann, drejtoresha menaxhuese e M-Appeal, ka deklaruar se në M-Appeal dëshirojnë filma që na bëjnë të kuptojmë më mirë botën nga këndvështrime të ndryshme.

“Kjo dramë e drejtuar nga narrativa sjell publikun në universin intim të binjakëve që nuk dëgjojnë, Agimi dhe Gëzimi. Është një film pothuajse pa dialog të folur, por që shpreh fuqishëm se komunikimi dhe dashuria nuk kanë nevojë për fjalë”, është shprehur Kroymann.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është kandidatura zyrtare e Shqipërisë për çmimet Oscars.

Aktorët kanë studiuar 6 muaj për të mësuar gjuhën e shenjave.

/Shqip.com