Kulturë Kino

Filmi “I Treturi” fiton dy çmime ndërkombëtare në “Rome Independent Film Awards”

Filmi shqiptar “I treturi”, fiton dy çmime ndërkombëtare në “Rome Independent Film Awards” në Romë të Italisë.

Është ndarë çmimi për film më të mirë të metrazhit të gjatë në produksion të Arbfilm me producent Arben Thaçi dhe çmimi për kostumet më të mira të cilat janë punuar nga kostumografja nga Kosova – Albulena Borovci.

Festivali i filmit të pavarur në Romë shquhet për përzgjedhjen e filmave të kinemasë së pavarur nga të gjitha llojet e buxheteve, zhanreve dhe kombësive, duke bërë një përzgjedhje të filmave më unikë.

Filmat fitues duke përfshirë këtu edhe filmin “I Treturi” do të shfaqen para publikut në kinemanë “Farnese” në Romë të Italisë më 31 Janar 2022 ku edhe do të ndahen personalisht certifikatat për fituesit e çmimeve.

Ky është çmimi i katërt gjegjësisht i pesti ndërkombëtar i filmit pas çmimit për fotografi më të mirë në Festivalin e Anatolisë në Turqi, çmimi pë regjisor debutant në Montreal të Kanadasë dhe çmimi për film më të mirë të huaj në Festivalin ndërkombëtar të Zvicrës.

Filmi është xhiruar kryesisht në Maqedoninë e veriut me disa skena të xhiruara në Kosovë, Bullgari dhe Zvicër. Është mbështetur financiarisht nga Agjencioni i filmit i Republikës së Maqedonisë së veriut, ndërkaq si ko-prododuksioni minoratire ka kontribuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

“Jeta e vetmuar larg atdheut dhe familjes së tij e bën Beqirin e vjetër, një endacak, një njeri të vetmuar i mbyllur në botën e tij. Ai nuk komunikon as me shokun e tij të vetëm, gruan e tij Margaret. Ajo duhet të hyjë në të kaluarën e bashkëshortit të saj për të kuptuar me të vërtetë situatën e tij, por ajo do të pëlqejë atë që do ta gjejë apo ndoshta kjo do ta shtyjë marrëdhënien e tyre edhe më thellë në dëshpërim.”