Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit”, shfaqet në Sofia të Bullgarisë
Publikuar:
(01.06.2022 09:44:47)

Filmi Kosovar “Sofra e Varrit”, po vazhdon të shfaqet në Festivalet e Filmit në Botë.
Së fundmi, filmi është shfaqur edhe në Festivalin “In Palace Short Film Festival”, në Sofia të Bullgarisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë autori i filmit Mentor Zymberaj, ai tha se Festivali “In Palace”, është gjithashtu festival i kualifikimeve për Oscar.

“Sofra e Varrit”, me regji të Mirak Zymberaj një muaj më parë është selektuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – Indepedent Cinema Film Festival “Art Club Pavlos Paraschakis” në Greqi, në edicionin e X.
“Sofra e Varrit”, po ashtu është shfaqur edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Artkino” në Moskë të Rusisë./Shqip.com