Art Jetese

Fillon transporti i hidrogjenit përmes tubave të gazit

Studiuesit e Universitetit Stavinger kanë zhvilluar me sukses, një metodë të re për përdorimin e hidrogjenit të pastër si lëndë djegëse në një turbinë me gaz.

Inovacioni u finalizua në mesin e majit të këtij viti, ku ekipi filloi të përdorë turbinën me 100 për qind hidrogjen.

Qëllimi përfundimtar është të prodhohet energji elektrike me zero emetime të dëmshme CO2.

“Ne kemi vendosur një rekord botëror në djegien e hidrogjenit në mikroturbinat me gaz. Askush nuk ka qenë në gjendje të prodhojë në këtë nivel më parë”, tha profesori Mohsen Assadi, i cili drejton hulumtimin.

Ekipi që drejtohet nga Assadi tani ka vërtetuar se mund të përdorin hidrogjenin në infrastrukturën ekzistuese të gazit natyror pa ndryshuar shumë përbërjen fillestare të strukturave.

“Efikasiteti i funksionimit të turbinës së gazit me hidrogjen do të jetë disi më i vogël. Megjithatë, fitimi i madh është të jemi në gjendje të shfrytëzojmë infrastrukturën që tashmë ekziston. Përveç kësaj, nuk ka emetime të CO2 të lidhura me këtë prodhim energjie”, shtoi Assadi..

Edhe pse hidrogjeni është një nga burimet më të pastra të energjisë, edhe sot, shumica prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Si rezultat i këtyre metodave të prodhimit të hidrogjenit të drejtuar nga karburantet fosile, gazrat serë në sasi të mëdha lëshohen në atmosferë dhe përkeqësojnë krizën e ndryshimeve klimatike që po kalon aktualisht planeti ynë.

/Shqip.com