Lajme

Fillon puna në plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Noterinë

Ministrja e Drejtësisë ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë i grupit punues në hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Noterinë.

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu theksoi se me qëllim të forcimit të mëtejmë të shërbimit të noterisë është e rëndësishme që korniza ligjore të jetë e përshtatshme dhe t’iu mundësojë qytetarëve qasje sa më të lehtë në shërbime noteriale dhe këto shërbime të jenë sa më cilësore dhe të ofruara me shumë përgjegjësi e profesionalizëm.

Një javë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës dështoi miratimi i Projektligjit për Qeverinë dhe ai për Noterinë.

Lexo edhe:
Dështon miratimi i Projektligjit për Qeverinë dhe ai për Noterinë

Në ligjin aktual për noterinë, janë identifikuar në praktikë vështirësi që ndërlidhen me çështje të ndryshme të sistemit të noterisë që përfshijnë kushtet për ushtrimit e detyrës së noterit, kushtet dhe organizimin e provimit për noterinë, territorin zyrtar dhe shërbimet noteriale elektronike.

/Shqip.com