Sport Ndërkombëtar

Fillon epoka e re në Formula 1

Një epokë e re në Formula 1 do të fillojë të mërkurën, kur edhe fillon stinori i ri.

Të mërkurën është dita e parë e stërvitjeve përgatitore për stinorin e ri të F1.

Formula 1 për këtë vit ka bërë ndryshime të mëdha, duke u përpjekur të përmirësojë garën.

Nga mëngjesi i së mërkurës deri të premten në mbrëmje, të 10 skuadrat dhe të 20 shoferët do të dalin në pistë, të etur për të parë se si performojnë makinat e tyre të reja.

Me kaq shumë ndryshime dhe kaq pak kohë përpara fushatës së re, ka edhe një test tjetër tre-ditor në Bahrein përpara garës së parë më 20 mars.

Sipas Sky sports kush do të jetë favorit për sezonin 2022 të Formula 1 nuk dihet.

Makinat krejtësisht të reja nuk janë krijuar vetëm për të shijuar shfaqjen, por edhe të përmirësojnë konkurrencën në fushë.

Dhe duke qenë se makinat janë ridizajnuara, askush nuk e ka idenë se kush është me e mirë./Shqip.com