Lajme

Fillon dezinsektimi në Prishtinë, Komuna del me njoftim për bletarët

Komuna e Prishtinës, ka nisur me dezinsektimin hapësinor në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha.

Në një shkrim në Facebook, Dragusha ka publikuar oraret për bletarë, teksa ka bërë thirrje për kujdes ndaj bletëve.

Dezinsektimi do të fillojë çdo ditë nga ora 19:30.

Dita e parë: 29.06.2024 – Ulpiana,Dardania,Arbëria,Shkabaj,Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

Dita e dytë: 30.06.2024 – Aktash,Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc.

Dita e tretë: 01.07.2024 – Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave.

Dita e katërt: 02.07.2024 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

Dita e pestë: 03.07.2024 – Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

Dita e gjashtë: 04.07.2024 – Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.

“Në ditët e dezinsektimit ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com