Filharmonia e Kosovës mban koncert për nder të 17-shkurtit
Publikuar:
(31.01.2023 18:23:48)

Filharmonia e Kosovës, do ta mbajë koncert për nder të 15-vjetrorit të pavarësisë.
Koncerti do të mbahet më 16 shkurt në Sallën AMC në Prishtinë.
Së fundmi, Filharmonia e Kosovës ka mbajtur koncert të dielën, në interpretim të kitaristit Petrit Çeku dhe në drejtimin e dirigjentit izraelito-gjerman Maayan Franco, ishte risi për publikun
Në koncert u dhanë Premiera botërore ‘Koncert për kitarë’ e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.
Gjithashtu u luajt edhe Simfonia e 9-të (Nga Bota e Re) e kompozitorit çek Antonín Dvorak.
/Shqip.com