Filharmonia e Kosovës do të përformojë në qytetin e Klinës
Publikuar:
(21.02.2023 19:25:32)

Institucioni më i lartë i muzikës, Filharmonia e Kosovës, po vazhdon programin “Filharmonia në lëvizje”.
Ndërsa, stacioni i radhës i filharmonisë do të jetë në qytetin e Klinës.
Koncerti me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” prej orës 19:00, kjo në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Koncerti është i hapur për publikun.

/Shqip.com