Rozë

Fifit i mbet merak BBVA, në vend të BBVK e bën tagg atë

Fifi sonte do të jetë pjesë e Big Brother Kosova.

Ajo do të përformojë për të gjithë banorët që janë duke luftuar për çmimin e madhe prej 200 mijë eurosh.

Artistja njoftoi në profilin e saj në Instagram se do të përformojë sonte brenda shtëpisë së BBVK.

Por, në vend se të bëjë ‘tagg’ faqen e Big Brother VIP Kosova, ajo ia huqi duke bërë atë të Shqipërisë.

Ndryshe, Fifi ishte pjesë e Big Brother Albania, ku u largua pas gjendjes shëndetësore që kishte vitin e kaluar.

/Shqip.com