Fifi tregon cilët janë banorët e saj të preferuar në Big Brother VIP Kosova
Publikuar:
(31.12.2022 17:17:47)

Big Brother VIP Kosova ka disa javë që ka filluar.
Numri i madhe i vipave që janë Brenda ka arritur që të marrë shikueshmëri dhe vëmendje të madhe.
Ky edicion ka marrë edhe vëmendjen e këngëtares, Fifi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja nga Ferizaj ka treguar se cilët janë banorët e saj më të preferuar të shtëpisë së famshme.
Autorja e “Diell” tha se është bërë fanse e aktores Arta Selimi, reperit Getinjo dhe Gjon Karricës.
“Unë prej sot shpall veten fanse të Arta Selimit, Getinjos dhe Gjon Karricës”, ka shkruar Fifi.

/Shqip.com