Rozë

Fifi publikon këngën e re “Mëkat”

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi e njohur me emrin Fifi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga është e titulluar “Mëkat” dhe i dedikohet dashurisë së humbur.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja, ndërsa videoklipi është realizuar nga Max Production.

Kujtojmë se Fifi muaj më parë ka publikuar edhe këngën “Presje”.

Ajo është në pritje të ëmbël, ndërsa po qëndron afër adhuruesve të muzikës së saj edhe këta muaj.

/Shqip.com