Rozë

Fifi me britma të mëdha e bën Semin të qajë

Big Brother VIP

Polemikat në shtëpinë më të famshme më Shqipëri “Big Brother VIP” vetëm se po rritën.

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Fifit dhe Semit, ku këngëtarja kosovare ka dalë krejtësisht “jashtë kontrollit”.

Fifi i ka bërtitur pa ndalë Semit, e cila në anën tjetër shfaqej shumë e qetë.

‘’Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale’’,- i tha Semi e revoltuar Fifit.

Kjo gjë ka ngjallur reagime edhe në internet, derisa njerëz të shumtë po thonë se Fifi duhet kuruar, pasi sjella e saj lë shumë për të dëshiruar, ka pasur edhe prej atyre që kanë thënë me mirë që të dalë jashtë.

Pas situatës së krijuar këngëtarja nga Shqipëria, Semi ka shpërthyer në lot, derisa Donaldi është munduar ta qetësojë atë, duke qenë se Semi vuan edhe nga ankthi.

E me këtë pjesë është tallur Fifi e cila është shprehur se kur të jenë duke ngrënë drekën do luaj me këtë pjesë të këngëtares nga Shqipëria.

Pas kësaj situatë Fifi i ka kërkuar falje Semit për gjithë presionin që i ka bërë./SHQIP.com