Fifi kërkon llogari nga banorët për deklaratat për shëndetin mendor të saj

Këngëtarja nga Kosova, Fifi është rikthyer në studio për të diskutuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka treguar që është e dëshpëruar nga deklarata e disa banorëve që janë bërë kishe po e përkrahin.
“Kërkoj sqarime vetëm prej disa banorëvë, Donaldit, Ilirit, Arjolës dhe Monikës”, ka thënë Fifi.

Pas kësaj ka folur, Arjola e cila ka thënë së është mërzitur për largimin e saj, por deklarata që ajo duhet të dalë ka qenë për të mirën e saj.
Pas kësaj, Fifi tha se kjo ishte një prej eksperiencave të saj më të vështira në jetë.
“Ka qenë një prej eksperiencave më të vështira në jetë, për largimin tim janë mërzitur vetëm 3-4 persona, të tjerët janë gëzuar sepse ka ikur njëra prej konkurrenteve më të forta, unë mendoi se isha dhe jam një prej konkurrenteve më të forta aty”, ka thënë Fifi.

Këngëtarja më tej, tha së nuk ka probleme mendore siç e kanë thënë ata.
“Unë nuk jam e sëmurë mendore, nuk kam nevojë për shërim, nuk ka nevojë për psikiatër, as për ilaçe, kam nevojë për njerëz pozitiv, dhe ishte energjia negative që mbizotëronte aty brenda, në asnjë moment nuk kam dashur t’i bëjë keq askujt aty brenda, Fifi ka pas nevojë për dashuri dhe përqafim, faleminderit”, iu është drejtuar këngëtarja banorëve me ironi.