Rozë

Fifi fillon të qaj në transmetim live, pas akuzave në lidhje me Granitin

Fifi

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka filluar me diskutime dhe debate nga banorët për situatat që kanë ndodhur gjatë javës.

Pas kësaj është diskutuar edhe raporti i Fifit me Granitin, ku ky i fundit ka kërkuar që të qëndrojë i lirë, pasi që sipas tij është duke u penalizuar nga këngëtarja.

“I kam thënë edhe Fifit jam duke u penalizuar nga ti. Tash e mbas unë e bëjë lojën tim dhe do të flas atë që e mendoj edhe nëse ajo gjë i vranë të tjerët, pasi deri me tani nuk e kam bërë”.

Këngëtarja, Fifi

Pas kësaj, Arbër Hajdari e ka akuzuar Fifin se ajo po vazhdon ta mbajë afër saj pa dashjen e tij.

Derisa, opinionisti fliste Fifi tha se nuk po mund ta duron tutje mënyrën se ata e akuzojnë sërish se po i qëndron afër Granitit.

Ndërkohë, në një nga momentet ajo fillon të qajë para kamerave./SHQIP.com