Rozë

Fifi debaton ashpër me aktivisten, publikohet video

Protesta e sotme në Tiranë nuk ka shpëtuar pa skandal.

Këngëtarja kosovare ndryshe edhe organizatorja e protestës së mbajtur pasditen e sotme ka debatuar me një protestuese.

Një aktiviste e shoqërisë civile po fliste në tubimin e sotëm në solidarizimin për ngjarjen makabër ku një 11 vjeçare u përdhunua nga 5 burra, por gjatë fjalës së mbajtur ajo falënderoi për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain.

Kjo e nxiti Fifin e cila reagoi duke ndërhyrë menjëherë me tone të larta.

“Faleminderit të gjithë ata që kanë dalë sot këtu, do doja të ishin shumë më shumë. Faleminderi Zhaklin për gjithçka bën, faleminderit Xhen për gjithçka bën. Faleminderit edhe ju që jeni personazhe të dukshëm shumë më lehtë se shumë të tjerë dehe sot keni gjetur kohën për të ardhur këtu.”- tha aktivistja, ndërsa Fifi i pohoi me tone të ashpra asaj se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë, ndërsa u shpreh e revoltuar.

“Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.”

Pjesë nga debati:

Aktivistja: Nuk po ndaj pronat unë do them vetëm kaq… Për çfarë e ke realizuar?

Fifi: Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)
Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.
Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.

Aktivistja: Unë besoj se femrat nuk duhet të ndahen, femrat duhet të bashkohen.

Derisa Fifi po debatonte, prapa saj ishte partneri nga Shqipëria, Adis Patushi.

Përndryshe, me rastin e përdhunimit të 11 vjeçares, Fifi është akuzuar për bashkëpunimet me reperin Gjikon, i gjykuar po ashtu për dhunim të një vajze./Shqip.com