FIFA zyrtarizon listën e gjyqtarëve, Shqipërisë i shtohet edhe një arbitër ndërkombëtar për VAR-in
Publikuar:
(04.01.2023 21:05:02)

Shqipërisë i shtohet edhe një gjyqtar ndërkombëtar për sistemin VAR.
FIFA ka publikuar së fundmi listat e arbitrave ndërkombëtarë për vitin 2023 dhe duket se Shqipërisë i është shtuar dhe një tjetër me stemën e FIFA-s për VAR-in.
Bëhet fjalë për Kreshnik Bajramaj, i cili këtë vit bëhet arbitër ndërkombëtar i FIFA-s, raporton Panorama Sport.

Gjithashtu, stemën e FIFA-s për VAR-in e kanë marrë edhe Enea Jorgjin me Juxhin Xhajën.
/Shqip.com