Sport Shqiptar

FIBA licenson një komisioner dhe katër gjyqtarë nga FBK për periudhën 2021-23

Gjyqtar nga FBK

Federata Internacionale e Basketbollit ka licensuar një komisioner dhe katër gjyqtarë nga Federata e basketbollit të Kosovës për periudhën 2021-2023.

FIBA, nëpërmjet një shkrese e ka informuar FBK-në se me rekomandim të Komisionit Teknik të FIBA-s janë licensuar për periudhën 2021-2023, një komisioner dhe katër gjyqtarë.

Komisioneri i Garave në FBK dhe Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija është licensuar si Komisioner.

Ndërsa, Dardan Maxhuni, Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani dhe Daur Mehmeti janë licensuar si gjyqtarë.

Licensimi i personave zyrtarë të ndeshjeve të FIBA-s, vjen si rezultat i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe përkushtimit të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve/e të basketbollit./Shqip.com