FFK prezanton sistemin “VAR”
Publikuar:
(11.08.2021 16:03:27)

Tashmë edhe ka përfunduar procesi i instalimit të sistemit “VAR” në stadiumet e Kosovës, shkruan Shqip.com.
Fillimisht ai u testua në disa ndeshje miqësore që u zhvilluan ndërmjet skuadrave kosovare.
Në ndeshjen e parë miqësore që u aplikua ky sistem, ishte përballja mes Feronikelit dhe Flamurtarit.
Përmes një video-materiali, Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar sistemin “VAR”.
Aplikimi i tij do të fillojë nga edicioni i ri i Superligës së Kosovës, në ndeshjen e parë zyrtare ndërmjet Prishtinës dhe Llapit në kuadër të Superkupës së Kosovës./Shqip.com