Sport Ndërkombëtar

FFK mban trajnime për klube mbi sigurinë e stadiumit

Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur një trajnim për klubet e Superligës, mbi sigurinë në stadiume.

Të pranishëm ishin Patrik Mazreku – përgjegjës për siguri në FFK, njëherësh trajner i certifikuar nga UEFA, si dhe Gazmend Bojniku – zyrtar për integritet në FFK.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Federata e Futbollit e Kosovës së fundmi ka rikthyer në aplikim, vazhdimin e trajnimt të “Steward”-ve nëpër klubet e Superligës. Duke u bazuar në incidentet e deritashme e duke përfshi edhe këtë të fundit në ndeshjen Prishtina – Ballkani mes tifozëve, FFK e sheh të nevojshme që trajnime të tilla të organizojë edhe në të ardhmen duke u shërbyer klubeve të Superligës që të jenë sa më të përgatitura në organizim”, thuhet në njoftim.

Në ndeshjen e fundit ndërmjet Ballkani dhe Prishtinës, pati një incident ndemjet tifozëve të dy skuadrave.

Gjatë përleshjes në “Fadil Vokrri” u lënduan disa persona, të cilët u trajtuan në QKUK./Shqip.com