Sport Shqiptar

FFK-ja njofton se ku mund të blehen biletat për ndeshjen ndaj Greqisë

Përfaqësuesja e Kosovës

Me datë 14 nëntor, Përfaqësuesja e Kosovës do përballet ndaj Greqisë, në kudadër të kualifkimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për këtë takim munden të blehen në platformën online të Federatës së Futbollit në Greqi, përcjell Shqip.com.

Në njoftimin e bërë nga FFK-ja thuhet se “Për hyrje në stadium është e vlefshme: Certifikata e Vaksinimit ose dëshmia që personi që posedon biletën e ka kaluar COVID-19. Me teste PCR nuk lejohet hyrja në stadium”.

Linku ku mund t’i bleni biletat: https://www.ticketmaster.gr/gnfc/privateSales.html?deepLink=214&hash=kXuMQhfbSu9N57QaKBG8pNzaI092115072

Dardanët, pozicionohen në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Greqia gjenden në pozitën e tretë, me nëntë pikë të grumbulluara dhe matematikisht është ende në garë për ta siguruar një biletë për Katar.

Ky është takimi i fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve./Shqip.com