Sport Shqiptar

FFK-ja “dënon ashpër” përleshjen mes tifozëve në ndeshjen Prishtina-Ballkani

Federata e Futbollit të Kosovës

FC Ballkani triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat 0-1, por vëmendja u bart jashtë fushës së gjelbër.

Para fillimit të takimit – pati përleshje mes tifozëve – si pasojë e së cilës katër nga ta mbetën të therur me thikë – po pa lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës – që e “dënon ashpër” këtë episod dhune.

 “Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër incidentin e shkaktuar mbrëmë në kuadër të ndeshjes së xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe FC Ballkani në kryeqytet”, shkruhet ndër të tjera në ëebin zyrtar të FFK-së.

Teksa, po ashtu thuhet se “stadiumi ‘Fadil Vokrri’ dhe çdo stadium tjetër në Kosovë, duhet të jetë vendi ku tifozeritë në mënyrë të dinjitetshme marrin pjesë për të përkrahur skuadrat e tyre, por nuk duhet të shihen si arena për të shprehur mllefin personal apo grupor, duke shkaktuar incidente të tilla si në ndeshjen e mbrëmshme, kur tifozët e Prishtinës depërtuan nga pjesa e tribunës lindore në atë veriore dhe sulmuan tifozët e Ballkanit me mjete të forta. Po ashtu, nga organet e rendit është raportuar se në rrugën “Enver Zymberi” pak para fillimit të ndeshjes ka pasur edhe therrje me thikë pas një përleshje ndërmjet disa personave”.

Sa i përket nivelit sportiv – për Ballkanin kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të zhvlluara dhe ngritet në vendin e dytë.

Teksa, Prishtina zbret në pozitën e katërt – pasi ka shtatë pikë./Shqip.com