Sport Shqiptar

FFK dënon Prishtinën e Ballkanin, pas përleshjes së tifozëve

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të dënojë Prishtinën dhe Ballkanin, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e Superligës.

Prishtina është dënuar me 1200 euro gjobë dhe dy ndeshjet e radhës duhet t’i luaj jashtë fushës jashtë fushës së vetë.

Nga ana tjetër Ballkani është gjobitur me 1000 euro.

Skuadra nga kryeqyteti u dënua pasi tifo grupi i tyre “Plisat” sulmuan tifozët kundërshtar, po ashtu ata kanë përdorur mjete piroteknike.

Nga ana tjetër, “Xhebrailat” të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri ulëse dhe kanë shkaktuar dëme në tualetin e kësaj tribune.

Këtë ndeshje e fitoi Ballkani me rezultat minimal 1:0./Shqip.com