Sport Shqiptar

Feyenoord – Drita: Formacionet zyrtare

Drita v Feyenoord

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Dritës do të jetë përballja kthyese e të dyja skuadrave në kuadër të “UEFA Conference League”, shkruan Shqip.com.

Gjilanasit besojnë në mrekulli pasi janë shumë të motivuar nga ndeshja e parë kundër gjigandëve holandez.

Për këtë ndeshje, tashmë të dy trajnerët kanë bërë përzgjedhjet e tyrë.

Trajneri i skuadrës holandeze, Arne Slot do të nis ndeshjen me formacionin 4-3-3:

Justin Bijlow, Tyrell Malacia, Marcos Senesi, Leroy Fer, Marcus Pedersen, Guus Til, Orkun Kokçu, Jens Toornstra, Luis Sinisterra, Alireza Jahanbakhsh dhe Bryan Linssen janë të përzgjedhurit e tij.

Formacioni i Feyenoordit

Nga ana tjetër, Ardijan Nuhiji do të nis ndeshjen me foramcionin 4-2-3-1:

Faton Maloku, Ardian Limani, Arago Jamal, Ardian Cuculi, Ilir Blakçori, Erjon Vucaj, Muharrem Jashari, Arbnor Muja, Astrit Fazliu, Almir Ajzeraj dhe Marko Simonovski janë të përzgjedhurit e tij.

Formacioni i Dritës

Ndeshja do të zhvillohet në “De Kuip Arena” me fillim nga ora 20:00./Shqip.com