Rozë

Feston ditëlindjen, Meritoni merr urimin special nga Ilnisa

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother VIP3” është uruar nga banorët dhe familjarët, që kanë postuar urimet e tyre në rrjetet sociale, pasi moderatori ndodhet brenda shtëpisë së njohur duke vijuar eksperiencën që i zgjati më shumë se 100 ditë.

Mes urimeve ishte dhe ai i Ilnisa Agollit, partneres së tij që njohu në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e FITORES time”, shkroi ish-banorja e BBV3 në një foto të publikuar në “Instastory”.

Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin.

Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.

Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur, por me siguri Ilnisa do jetë në mesin e tyre.

Meritoni ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 1995.

Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si box dhe futboll.

Ndërsa në moshen 17 vjeçare ka nisur punën si gazetar dhe reporter terreni.

Sot, ai është finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, bashkë me Romeo Veshajn, Julian Dedën, Heidi Baci dhe Egla Cenon.

/Shqip.com