Fero paralajmëron rikthimin me këngë të re
Publikuar:
(22.08.2021 15:04:36)

Reperi nga Gjilani, Fero vazhdon që të jetë aktive me projekte të reja, ku së fundi ka paralajmëruar një këngë të re.
Ai në llogarinë e tij në Instagram ka pyetur fansat e tij se çfarë stili të muzikës po dëshirojnë që ta shohin në projektin e ri.
“Kënga e re po vjen, çfarë stili po e doni”, ka shkruar reperi në Instastory duke mos zbuluar më shumë detaje rreth tij.

Në anën tjetër, projektin e fundit ai e solli në muajin mars në bashkëpunim me Genta Ismajlin.
Kënga titullohet “ Level Up “ dhe që katër muaj nga publikimi numëron afro 2 milionë klikime në platformën Youtube.
Kujtojmë që Fero ka muaj që është bërë baba i një vajzë, e cila është fëmija i parë me bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli./SHQIP.com