Rozë

Fero dhe Arbenita bashkë në pushime, çfarë po ndodh mes ish-çiftit?

Ndarja e çiftit të njohur, të cilët janë prindër të një vajze, Ninës, ka qenë tepër komentuar në median rozë për shkak të akuzave që ata hodhën ndaj njëri-tjetrit.

Por, pavarësisht çfarë ka ndodhur më herët, çifti duket se ka hedhur pas gjithçka dhe kanë vendosur të kalojnë disa ditë së bashku me vajzën e tyre.

Dyshimet kanë nisur pasi Fero ka publikuar disa foto me të bijën nga pushimet.

Po ashtu, edhe Arbenita ka publikuar në rrjetet e saj sociale të vajzës, teksa kjo e fundit luan në rërë.

Nga vetë dyshja nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ribashkim apo nëse kjo u bë vetëm për shkak të vajzës së tyre.

Pas ndarjes nga modelja, Fero u aludua se është martuar me një grua të re të besimit islam.

Asokohe si bëri të ditur se do të largohej nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes.

/Shqip.com